Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho i ka cilësuar të gjitha gënjeshtra masat e marra nga qeveria nga paketa e Rezistencës Sociale, ku sipas tij shpenzimet janë parashikuar në buxhet. Gjatë fjalës së tij në seancën e kësaj të enjteje, Spaho mori shembujt e të gjitha vendeve të cilat kanë marrë masa dhe kanë ulur taksat apo çmimet, dukë thënë se qeveria nuk po bën asgjë konkrete.