SpaceX nisi drejt hapësirës raketën Falcon Heavy, në një mission të vecantë: Ajo do të transportojë dronin sekret X-37B të ushtrisë amerikane për, sic thuhet, arsye kërkimore. Lëshimi duket ishte planifikuar të kryhej me kohë, por pati vonesa disa javore. Më në fund, raketa u ngrit nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida, ndërsa ngritja e saj në ajër u transmetua drejtpërdrejt në faqen e ëebit të kompanisë SpaceX.