Për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore, përmbytjet kanë goditur rëndë fermerët e fshatit Sovjan, në bashkinë Maliq, duke shuar çdo shpresë për prodhimin bujqësor të këtij viti. Edhe pse kanë kaluar dy javë nga vërshimi i lumit Devoll në sipërfaqet bujqësore të fushës së Maliqit, parcelat në fshatin Sovjan vazhdojnë të jenë ende nën ujë dhe dëmet po shtohen nga dita në ditë.