Sot në orën 17 parlamenti do mblidhet për herë të parë në seancën plenare për vitin 2024. Në rendin e ditës është votimi i një pjesë të dekreteve të presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri. Mbledhja u parapri nga takimi i grupit parlamentar socialist, drejtuesit i të cilit kërkoi pjesmarrje të plotë të deputetëve në seancë për shkak se duhet të votohen dekretet.