Procesi i vaksinimit kundër Covid 19 vazhdon në të gjithë vendin, ndërkohë që sot pritet të mbërrijnë 18 mijë doza Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur sot procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Shkozës, në periferi të Tiranës. “Përgjatë gjithë verës ne do të jemi derë më derë, duke vijuar fushatën tonë të vaksinimit edhe nëpërmjet njësive të lëvizshme. Po shkojnë në zonat e thella të vendit, duke mundësuar që të kemi një rritje të mbulesës vaksinale për grupmoshat e përcaktuara”, tha Manastirliu.