Radhë të gjatë njerëzish janë mbledhur në Moskë për t`i bërë nderimet e fundit Mikhail Gorbaçovit, liderit të Bashkimit Sovjetik që solli përfundimin paqësor të Luftës së Ftohtë. Tingujt e një muzike funebre jehuan brenda sallës me kolona të asaj që njihet si Shtëpia e Sindikatave në kryeqytetin rus, ndërsa një portret i madh bardh e zi i Gorbaçovit varet nga ballkoni. Trupi ish presidentit prehet në një arkivol të hapur, i rrethuar nga roje nderi, ndërsa njerëzit që kalojnë vendosin aty lule.