Në Bruksel, mbahet sot takimi i shumëmediatizuar mes Serbisë për Kosovës, fokusi i të cilit, sipas zëdhënësës se BE-së, Nabila Massarali, do të jetë të kërkohen zgjidhje për cështjen e dinarit serb. Serbia do të përfaqësohet, ashtu sic është përfolur nga kryenegociatori Petar Petkovic, ndërsa Kosova me nivel më të ulët sepse përgjegjësi për negociatat e Prishtinës në dialog me Beogradin, zëvendeskryeministri Besnik Bislimi, e refuzoi pjesëmarrjen.