Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në Ligën e Kombeve mbrëmjen e 16 nëntorit, ku do të presë në “Arenën Kombëtare” skuadrën çeke, kryesuesen e grupit tonë me një pikë më tepër se kuqezinjtë. Ekipi shqiptarë I drejtuar nga Sylvinho ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, teksa trajneri brazilian duket se e ka idenë e qartë se cilin formacion do të hedhë në fushë.