Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur personalisht në GJKKO, pasi pritet verifikimi i masës së sigurisë. Pak më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Balluku shihet teksa hyn në ambientet e gjykatës së Posaçme, duke mos komentuar. Në GJKKO janë paraqitur dhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.