Të enjten e 9 janarit ka nisur procesi i votimit me postë për shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Deri më 8 shkurt, të gjithë të regjistruarit mund të dërgojnë fletëvotimet e tyre në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë ose në kutitë postare të rezervuara nëpër qytete të ndryshme jashtë vendit.