Sot zhvillohet testimi i informatizuar për maturantët që duan të ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë. Janë 1813 maturantë, të cilët pasi kanë aplikuar në sistem dhe kanë zgjedhur degën mjekësi e përgjithshme do të duhet të testohen në ambientet e qendrës së shërbimeve arsimore.