Kreu i PD-së së Rithemelimit, Sali Berisha, ka kërkuar që Parlamenti të mbajë një minutë heshtje për atë që e quajti “martir të lirisë”. Berisha po i referohej të moshuarit që ndërroi jetë në kampin MEK, gjatë aksionit të policisë së shtetit. Berisha tha se aktakuza ndaj anëtarëve të kampit është e sajuar, teksa kërkoi edhe largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi.