Top Channel/ “Sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë”, Rama: Të gjitha dhimbjet…
28/02/2025 18:55

Sot kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me njësitë 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr. Ndërsa ritheksoi se ishte PS që realizoi Reformën në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO, kryeministri u shpreh se kush do të udhëheqë, duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet. “Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik të shqiptarëve”, tha Rama, ku shtoi se “e vetmja rrugë që kemi në këtë vend, nuk pyet sa i gjatë je, sa i shkurtër je sa i pasur je, sa miq ke, por gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin”. Rama: Ata të cilët bënë çmos që të mos e lejojë të ndodhë ajo që po ndodh sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë ne, pse ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin tonë janë me dënime, hetime. Këtë e kemi bërë ne me vetëdije të plotë, po të mos e kishim bërë ne do të duhet të na tregonin se ku është bërë para se ta bënim ne, nuk di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën në drejtësi të jetë kapur ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës i pavarur duke qenë ky i lidhur me ata që janë në qeveri, flas për një drejtësi që nuk do të dijë kush është në qeveri, këtë e bëmë ne, s’e bënë të tjerët. Si e bëre ti ku e di që do kapeshin njerëzit tonë. Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik të shqiptarëve, kush do të udhëheqë duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet, duhet të marrësh vendime që sjellin pasoja të drejtpërdrejta edhe tek ty. Të kesh shpatën, kjo është drejtësia, veç shpatës duhet edhe peshorja. Është e vetmja rrugë që të kemi në këtë vend që nuk pyet sa i gjatë je, sa i shkurtër je sa i pasur je, sa miq ke, por të gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44