Top Channel/ Sot debati, pikat ku mund të gabojnë Harris dhe Trump
10/09/2024 20:39

Debatet presidenciale thuhet se kanë rëndësi në politikën amerikane, prandaj ai që zhvillohet sonte mes Donald Trump e Kamala Harris, e vetmja përballje direkte e programuar mes të dyve, mund të ketë rëndësi më shumë se të tjerat. Performanca e dobët e Joe Biden në debatin e parë shkaktoi zhurmë në kampin demokrat dhe rrjedhimisht e detyroi të heqë dorë nga fushata e rizgjedhjes. Edhe pse Kamala Harris ka qenë zv-presidente për tre vjet dhe kandidate presidencial për tre javë ajo është ende e panjohur për shumë amerikanë. Një sondazh i New York Times zbulonte dje se 28% kërkonin të dinin më shumë për të, dhe gjithashtu sinjalizonte garë të fortë presidenciale si në shtetet e kontestuara ashtu dhe në rang kombëtar. Gara presidenciale 2024 ka qenë nga më të trazuarat dhe elektorati amerikan është thellësisht i ndarë. Kjo është një tjetër arsye e rëndësisë së debatit të së martës mbrëma, ku ndryshimet e vogla të humorit të elektoratit mund të bëjnë diferencën për kandidatët. Për Harris, përballja në Filadelphia është një mundësi që ajo të parashtrojë detaje para një audience me miliona shikues, edhe pse do të duhet ta bëjë nën retorikën e ndezur të kundërshtarit republikan. Kjo mundësi ka rreziqet e veta pasi ajo ka ngecur më parë ndaj pyetjeve të mprehta dhe nën presion, ashtu si dhe nuk ka dhënë shumë intervista në media për të mprehur aftësitë gjuhësore. Harris do të duhet të mbrohet nga sulmet ndaj të dhënave të dobëta të administratës Biden si dhe të shpjegojë përse ka hequr dorë nga disa politika liberale gjatë kandidaturës së dështuar për nominimin demokrat në vitin 2020 pas tërheqjes nga masa e ndalimit të shpimeve të naftës, të dekriminalizimit të shkeljeve kufitare, të nacionalizimit të sigurimeve shëndetësore e të tjera, shkruan BBC. Ndërsa për Trump, debati është një mundësi për të rikthyer iniciativën që fushatën që deri javët e fundit është dominuar nga demokratët. Ai njihet për tërheqjen e vëmendjes dhe prridhjes së ekuilibrit të rivalëve me çështjet urgjente si emigracioni e tregtia, ku qëndrimet i kanë dhënë mbështetje të gjerë. Por ish presidenti ka pikat e veta të dobëta, siç ishte dhe debati i qershorit, ku mangësitë e tij nuk ranë në sy prej nivelit të ulët të rivalit Biden. Në një forum ekonomik javës që shkoi në New York Trump nuk jepte dot përgjigje mbi politikat e kujdesit për fëmijët, dhe kjo mund të shfrytëzohet nga demokratët. Në përgatitje për debatin, Harris ka qenë pranë zonës së Philadelphia, duke bërë prova debati mbi politikat e saj, dhe duke marrë mbulim mediatik në shtetin e madh e të rëndësishëm elektoral të Pennsylvanisë. Trump gjithashtu ka kryer debate informale duke rishikuar qëndrimet e tij mbi çështjet kryesore, siç ishte forumi mbajtur nga rrjeti konservator Fox News. Megjithëse zgjedhjet nuk vijnë deri nën nëntor, votime të hershme nisin këtë muaj në shtet e luftuara më shumë, përfshi dhe Pennsylvaninë, shkruan BBC.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45