Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila bejtja ka aplikuar për tu zgjedhur nga Parlamenti si komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, por brenda pak ditësh e ka tërhequr aplikimin e saj. Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili tha se tërheqja ka ndodhur për shkak se ajo është ende në detyrë si anëtare e Kushtetueses dhe nuk mund të kandidonte për një tjetër pozicion.