Top Channel/ Sondazhisti i Trump, pranë TCH! Do realizojë sondazhet për 11 Majin
14/04/2025 19:53

Top Channel angazhon John McLaughlin, sondazhistin zyrtar të Presidentit Donald Trump, për zgjedhjet e majit 2025 në Shqipëri. Parashikimet zgjedhore në Shqipëri me të njëjtin standard si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Media më e madhe në vend, Top Channel ka firmosur një bashkëpunim të të nivelit të lartë me njërin nga emrat më të njohur të sondazheve dhe strategjisë elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës—John McLaughlin, i cili aktualisht shërben si sondazhist dhe strateg kryesor i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ky është një zhvillim i paprecedentë në median shqiptare, ku për herë të parë një ekspert i këtij kalibri ndërkombëtar përfshihet në mbulimin zgjedhor, duke sjellë një standard të ri në analizën e opinionit publik dhe parashikimin e tendencave elektorale. Presidenti Trump e ka cilësuar publikisht McLaughlin si “një nga më të mirët në këtë fushë” dhe “një mendje brilante strategjike”, ndërsa roli i tij ka qenë kyç në sukseset zgjedhore të presidentit amerikan që nga viti 2016. Përmes këtij bashkëpunimi, McLaughlin do të udhëheqë procesin e ndërtimit të sondazheve dhe interpretimit të të dhënave në prag të zgjedhjeve të 2025-ës në Shqipëri, duke garantuar transparencë, saktësi dhe analizë të thelluar të klimës politike në vend. Ky partneritet shënon një hap domethënës në zgjerimin e dimensionit analitik dhe informativ të Top Channel, duke reflektuar qartë ambicien tonë për të qenë një platformë serioze dhe moderne për analizën politike, përveçse qendra kryesore e argëtimit. Me këtë hap, ne vijojmë të forcojmë pozicionin si media që kombinon ndikimin, përmbajtjen cilësore dhe besimin publik. Me këtë bashkëpunim strategjik, Top Channel pozicionohet si platforma ku ndërthuren besueshmëria, analiza dhe audienca më e gjerë në vend. Rezultatet dhe analizat nga puna e McLaughlin do të transmetohen ekskluzivisht në Top Channel dhe në platformat tona digjitale gjatë gjithë sezonit zgjedhor, si dhe do të jenë pjesë e rubrikave të dedikuara në emisionin tonë kryesor politik, Top Story.

Top Channel/ Trump: lufta mbaron për dy javë, nuk na duhet ndihma e NATO
17/03 22:35
Top Channel/ Stop internetin! Putin “i frikësuar”, jep ultimatum pas vrasjes së udhëheqësve iraniën
17/03 22:35
Top Channel/ Greqia refuzon Trumpin, Mitsotakis: Nuk do të përfshihemi në konflikt
17/03 22:35
Top News- E rëndë! Vdesin katër shqiptarë tragjikisht, ishin duke punuar në Austri
17/03 22:25
Top News- “Goditje fatale për dyshen famëzeze Rama-Vuçiç”, Berisha reagon për vendimin e BE
17/03 21:39
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
Top Channel/ Ligji për të huajt, kritika në Kosovë, ekspertët: Ligji vepron me dy standarde
17/03 20:00
Top Channel/ Benet Beci në gjyq, akuzohet për tenderin 700 mln lekë kur drejtonte KESH
17/03 19:50
Top Channel/ Nafta shtrenjtohet sërish! Çmimi arrin 199 lek/litër, ndikim nga kriza
17/03 19:48
Top Channel/ Lufta, dorëhiqet krahu i djathtë i Trump. Presidenti: Njeri i dobët
17/03 19:45
Top Channel/ Gjyqtari anglez “certifikon” SPAK, bien pretendimet se “survejon gjyqtarët”
17/03 19:42
Top Channel/ I njohur për shtypjen e protestave, Ali Larijani, numri 2 i Iranit që u vra nga Izraeli
17/03 19:01
Top Channel/Sulmi në Afganistan godet qendrën e rehabilitimit,dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar
17/03 18:59
Top News – NATO shpërfill Trumpin / Nuk hyjmë në luftë me Iranin, kemi Rusinë…
17/03 15:55
Skenari ndryshon/ Efektet e luftës në turizëm, flasin ekspertët: Duhet shfrytëzuar! | Breaking
17/03 15:40
Top News – Izraeli përshëndet Shqipërinë. Rezoluta kundër Iranit, ‘akt historik i moralit të lartë’
17/03 15:36
Top News – ‘Reforma territoriale, urgjencë’. Demo: Sfidat e bashkive shtohen me integrimin në BE
17/03 15:36
Top News – 30 mld lekë suficit në dy muaj. Të ardhurat e Qeverisë rriten, shpenzimet jo edhe aq
17/03 15:31
Top News – ‘Dumani ju gënjen prej 3 vitesh’. Dëshmia e grabitjes në Elbasan dhe roli i Nuredinit
17/03 15:31
DIGITALB DIGITALB