Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditë më parë në Elbasan, ku një fëmijë në gjendje somnambul ra nga ballkoni dhe humbi jetën. Mjekët thonë se somnambuli është një çrregullim i gjumit i cili prek më së shumti fëmijët, por raste të rralla hasen edhe tek të rriturit. Menaxhimi i kësaj gjendje kërkon kujdes të veçantë. Sipas mjekëve, shpesh herë sonambuli neglizhohet nga prindërit duke u konsideruar një gjendje normale.