Tirana qëndron edhe sot me Ukrainën, si në ditën e parë të sulmit. Në 1-vjetorin e luftës me shpresën që do të marrë fund, qytetarët po marrin pjesë në manifestimin që nis në rrugën Ukraina e lirë pranë ambasadës ruse. Të pranishëm në manifestim janë ambasadorja Yuri Kim, ambasadori ukrainas Volodymyr Shkurov, kryebashkiaku Veliaj, Lindita Nikolla, ministri Peleshi, ministrja Spiropali etj.