Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë. ka dështuar sërish. Kjo sepse deputetët e PS nuk janë paraqitur sërish në mbledhjen e thirrur nga Albana Vokshi. Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor për Check-up nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor.