Sapo mbaroi numërimi i të gjitha kutive të votimit në favor të Majlinda Carës dhe në Kurbin ka nisur festa. Me fishekzjarrë e brohorima, qindra qytetarë socialistë kanë nisur të festojnë para bashkisë së Kurbinit, të cilën në katër vitet e ardhshme do e drejtojë Majlinda Cara. Ajo fitoi me 500 vota para kundrejt rivalit Behar Haxhiu nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë”.