Elton Arbana ka fituar për të dytën herë një mandat 4-vjeçar në krye të bashkisë së Shijakut dhe socialistët atje janë në festë. Teksa numërimi po shkon drejt përfundimit, mbrëmjen e sotme në Shijak socialistët po festojnë me fishekzjarrë dhe brohorima. Elton Arbana u rizgjodh me 66%, 8246 vota, duke lënë pas kandidatin e Metës-Berishës-, Rezart Tusha me vetëm 4217 vota (33.84%).