Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar në 6 prill një protestëve masive, e nxitur prej faktit që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare. Ky provim i domosdoshëm për ushtrimin e profesionit juridik si avokat, gjyqtar apo prokuror, në praktikë zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, edhe pse shqipja ka ligjërisht status zyrtar.