Një mesazh ku kërkohet të mbështetet një vajzë për bursë me një link bashkëngjitur ka mbërritur masivisht tek përdoruesit e whatsapp, në shumicën e rasteve nga kontaktet e njohura për ta. Ekspertët e IT-së theksojnë se të tilla mesazhe kërkojnë të përvetësojnë të dhënat tuaja personale.