Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të heqë sanksionet ndaj importeve të naftës dhe gazit rus, të ndërmarrë hapa për ta rikthyer furnizimin përmes tubacionit Druzhba dhe të punojë për përfundimin e luftës në Ukrainë, me qëllim përballimin e krizës energjetike të shkaktuar nga lufta dhe tensionet në Iran. Fico bëri këtë deklaratë pas bisedës telefonike me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Ai theksoi se BE-ja duhet ta rifillojë dialogun me Rusinë dhe të krijojë kushte që vendet anëtare të sigurojnë furnizimet e munguara me gaz dhe naftë nga të gjitha burimet e mundshme, përfshirë edhe Rusinë.