Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi u zbulua se mbanin një sasi armatimi të fshehtë dhe ua shisnin grupeve kriminale. Gjatë operacionit policor i koduar “Hills” u arrestuan duke shitur armë zjarri në fshatin Shkallnur, 20-vjeçari Hekuran Troplini dhe 19-vjeçari Emiljano Pasho të dy banues nga ky fshat.