Pikërisht në kohën kur duhet t`i krijonte hapësirë negociatave, Rusia ka bërë të kundërtën, duke shtuar sulmet ndaj Ukrainës. Shënjestra më e fundit e goditjeve të saj me dronë, u bë Odesa, ku u mësynë qendra e rekrutimit të ushtrisë ukrainase dhe ndërtesa banimi. Një ditë më parë, të paktën dy persona u vranë në një sulm masiv në Kiev të Ukrainës.