Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up-it në Shëndetësu, është planifikuar thirrja e dëshmitarëve për të sqaruar rrethana të ndryshme që lidhen me çështjen, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale. E para që dëshmoi ishte ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani.