Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03/2026 19:45

Qeveria nuk do të japë më naftë falas për fermerët. Në skemën e re kombëtare që do të prezantohet nesër në një konferencë për shtyp nga ministrja Andis Salla, heqja e naftës për traktorët është zëvendësuar me një tjetër masë mbështetëse. Për herë të parë bujqit shqiptarë do të marrin para për sipërfaqe toke të mbjellë. Saktësisht, Top Channel zbulon se bujku do të marrë 100 euro për çdo hektar të mbjellë. Me këtë vendim fermerët do të detyrohen ta punojnë tokën me çmimin e kripur që ka shkaktuar lufta në Lindjen e Mesme. 52 milionë eurot e skemës kombëtare 2026 do të ndahen në disa masa, ku vëmendje të veçantë kësaj here ka marrë bletaria dhe kontrolli biologjik. Saktësisht, ministria do të mbështesë: në vlerën deri në 12000 lekë për krerë blegtorët që rrisin gjedhë, por ata që do të shpallen fitues nuk duhet të kenë më pak se 5 krerë lopë. Për pjesën mbi 50 krerë, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%. Ndërsa për fermerët e të imtave, si dele dhe dhi, do të marrin 1500 lekë për krerë, por këtu përjashtohen ata që kanë më pak se 50 krerë. Ndërsa ato ferma që disponojnë mbi 300 krerë, masa e përfitimit do të përgjysmohet. Ndërsa për bletërritësit masa e përfitimit është rritur; ata do të marrin 2000 lekë për zgjua, por jo më pak se 25 familje bletësh. Ndërsa për ata fermerë që kanë mbi 150 koshere, edhe këtu masa do të përgjysmohet. Ndërsa ata që rrisin derra do të marrin deri në 7000 lekë për krerë, duke u vënë kushtin jo më pak se 5 krerë dosa, dhe ata që kanë stalla mbi 100 krerë do të përfitojnë gjysmën e masës. Kurse në sektorin e bujqësisë, vëmendje të veçantë do të marrë kontrolli biologjik; masa e përfitimit është 70% e vlerës së faturës tatimore. Ndërsa për fermat organike, vitin e parë do të subvencionohen në vlerën 100 000 lekë, ndërsa në vitin e dytë 150 000 lekë, dhe 200 000 lekë për fermerët e certifikuar si produkt i pastër nga pesticidet. Për fermerët që kanë certifikatën GlobalG.A.P. do të marrin 175 000 lekë për sipërfaqe mbi 1 hektar. Po ashtu, vëmendje të veçantë kanë edhe peshkatarët; masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të faturave tatimore, por jo më tepër se 200 000 lekë për subjekt. Buxheti i shtetit gjithashtu do të shkojë edhe për investimet në ferma, ku fermerët e rinj do të marrin si mbështetje 70% të faturës tatimore, por jo më tepër se 1 milion lekë. Ndërsa për ndërtimin e staneve, masa e përfitimit është 70% e faturave tatimore, por jo më shumë se 3 milionë lekë për subjekt. Për pajisjen e mekanikës, masa e përfitimit është 50% e faturës. Fondi total për investimet është në vlerën e 2 miliardë e 500 milionë lekë. Për herë të parë zbatohet mbështetja prej 100 eurosh.

Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41
Top Channel/ Aksident në rrugën Transballkanike, makina përplas 57-vjecaren në vijat e bardha
31/03 13:29
Top News – Braçe: Do kandidoj për Tiranën, mundësi për të zhvilluar qytetin
31/03 12:58
Top Channel/ Nis rehabilitimi i një nga kanaleve kryesore kulluese në Vlorë
31/03 12:53
Top Channel/ Ilir Beqaj kërkon të lirohet/ Shqyrtohet kërkesa për të lënë qelinë e paraburgimit
31/03 12:50
Top Channel/ Pezullohet kreu i IMT Tiranë/ Dyshime për abuzim me leje ndërtimi, gjykata e pezullon
31/03 12:49