Aplikimet për përfitimin e subvencionit për karburantin ka sjellë radhë të gjata njerëzish pranë zyrave të ekstencionit bujqësor në Fier. Dera është e mbyllur ndërsa fermerët presin pranë dritares për të marrë shërbimin, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje nga askush. Ata thonë se kjo situatë është e tillë prej disa ditësh.