Top Channel/ Skandali me presidentin Biden! Intervistë me pyetjet e veta, jep dorëheqjen gazetarja
08/07/2024 23:05

Intervista e parë që presidenti amerikan Joe Biden dha pas debatit televiziv me rivalin e mundshëm Donald Trump në garën për një mandat të dytë presidencial, ishte e parapërgatitur nga vetë stafi i tij. Andrea Lawful-Sanders, drejtuesja e emisionit “The Source” në stacionin lokal të radios WURD i drejtoi Biden katër pyetje që ia kishte dhënë ekipi elektoral i presidentit. Gazetarja tregoi se ekipi elektoral i presidentit i kishte dërguar tetë pyetje, katër prej të cilave i përdori gjatë intervistës. WURD, i vetmi kanal radiofonik në Pensilvani që është në pronësi afrikano-amerikane, tha se për intervistën ishte negociuar pa dijeninë e drejtuesve të kanalit dhe pa u konsultuar me ta. Ndërsa presidentja e kanalit Sara Lomax, përmes një deklarate dënoi rastin duke thënë se dërgimi i pyetjeve nga ekipi elektoral “shkel praktikën tonë të ruajtjes së pavarësisë mediatike” dhe njoftoi se gazetarja do të largohet nga puna. “WURD ka punuar për të fituar besimin e audiencës gjatë historisë sonë 20-vjeçare. Pyetjet e paracaktuara nuk janë praktikë e punës sonë”, u shpreh ajo. Një tjetër drejtues emisionesh në radio, i cili gjithashtu intervistoi presidentin Biden, tha se edhe atij i ishin dhënë pyetje përpara intervistës dhe se për këtë arsye nuk mundi të bënte pyetjet që kishte dëshirë. Paraqitja e Biden në debatin me Trump është kritikuar nga qytetarët, analistët, madje dhe nga disa demokratë. Por, pavarësisht shqetësimeve në rritje për aftësinë e tij mendore dhe qëndrueshmërinë në fushatën elektorale, Biden iu drejtua të hënën demokratëve të Kongresit në një letër të hënën, ku shprehu gatishmërinë për rikandidim. Pamjet; AFP

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04