Qindra vetë u mblodhën përpara parlamentit grek në shenjë proteste ndaj skandalit të spiunazhit që po trondit qeverinë konservatore të Kyriakos Mitsotakis, pas zbulimeve se kreu i Partisë Socialiste Greke, Nikos Androulakis dhe dy gazetarë janë përgjuar. Tubimi u mbajt në prag të debatit në parlament mbi këtë cështje, që u kërkua nga partitë opozitare.