Shtatë forca policore po hetojnë seriozisht dosjet e skandalit Epstin si dhe 90 fluturime të “Lolita Express” drejt Britanisë dhe nga Britania, ndërkohë që vëllai i Mbretit, ish-princi Andreës, të cilit i është hequr titulli mbretëror, po hetohet për trafikim seksual. Hetimet janë përqëndruar në terminalin e avjonëve privat në aeroportin e Stanstead-it, rreth 50 km në verilindje të Londrës,ku mbrinin dhe niseshin avjonët në pronësi të ish- financierit pedofil amerikan Jeffrey Epstein.