Top Channel/ Skandal! Po lejohet ilaçi i ndaluar nga BE! Si u regjistrua mdikamenti anti-tumoral
09/01/2026 19:41

Alarmi europian për ilaçin antitumorial Nilotinib Pharmascience, ka rënë në vesh të shurdhër në Shqipëri. Kur shteti shqiptar aspiron të anëtarësohet në BE, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore i ka hapur rrugën e regjistrimit, medikamentit të pasigurtë të prodhuar në Maltë, i cili është ndaluar për përdorim nga vende të Bashkimit Europian. Ishte Agjencia Europiane e Barnave që në maj të 2024 vendosi pezullimin e dhjetërave ilaceve të klinikës indiane Synapse Labs, mes të cilave përfshihej edhe Nilotinib i Pharmascience, ku specifikohej në pikën 5 se për to nuk duhej vijuar procesi i regjistrimit, pasi informacioni klinik u vlerësua i pasaktë dhe janë hasur parregullsi serioze gjatë studimeve klinike me të dhëna jo të besueshme. Në mbrojtje të shëndetit të popullatës, autoritetet rregullatore në Danimarkë, Spanjë, Francë e vende të tjera të BE pezulluan ose refuzuan regjistrimin e këtij medikamenti, pas dyshimeve shqetësuese mbi sigurinë e tij. Por për Agjencinë Kombëtare të Barnave në Shqipëri alerti i Agjencisë Europiane të Barnave nuk ishte i vetmi, pasi edhe analizat laboratorike në fazën fillestare rezultuan problematike pas aplikimit nga distributori shqiptar Megapharma, në pronësi të biznesmenit Rasim Hamzaraj dhe ndikimin e Klodian Allajbeut. Përballë sinjaleve shqetësuese, AKBPM-në në shkelje të ligjit i dha dritën jeshile Megapharmës të ripërsëriste analizat, ndonëse qartazi nuk i kishte përmbushur kriteret laboratorike. Më konkretisht, sipas informacioneve të publikuara nga Top Channel, në qershor 2025, gjatë procesit të regjistrimit të Nilotinib nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM), u konstatuan rezultate laboratorike të papranueshme për seritë: G0404C, dhe G0405C, që ndërprenë aplikimin. Megjithatë, në tetor 2025, për arsye të paqarta dhe pa u marrë në konsideratë: rezultatet laboratorike negative, vendimet detyruese të Agjencisë Europiane të Barnave, AKBPM zëvendësoi mostrat fillestare me mostra të tjera dhe ri-aktivizoi aplikimin. Ja cila është arsyeja që jep AKBPM, kur pyetet nga Top Channel.

Top Channel/ Rruga në Gjirokastër/ Dëmet nga rrëshqitjet kanë vështirësuar kalimin e automjeteve
22/03 12:27
Top Channel/ Dyfishohet çmimi i pesticideve/ Ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë
22/03 12:27
Top Channel/ Masat për protestën e opozitës/ Policia: kemi marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen
22/03 12:26
Top Channel/ Sot protesta e opozitës/ PD organizon tubimin e radhës nën simbolikën e 22 marsit
22/03 12:25
Top Channel/ Rama mbledh drejtuesit politikë/Takimi në seli një ditë pas ndryshimeve në asamble
22/03 12:24
Top Channel/ Rama: Nuk ka pasur abuzime me naftën/ Kryeministri: Të ardhurat nga rritja e çmimit do shkojnë për pensionistët, sulme çdo ditë nga Irani
22/03 11:49
Top News – ‘Do luftojë evazionin e kontrabandën’. Rama për operatorin shtetëror të karburanteve
22/03 11:26
Top Channel/ PD protestë pa fjalime, mungon podium në shesh, blindohet Kryeministria
22/03 11:11
Top News – 48 orë për të hapur Hormuzin / Trump, ultimatum Iranit: Do t’ju shkatërrojmë
22/03 11:10
Top Channel/ Iu gjetën municion luftarak dhe një kallëp tritol, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë
22/03 11:08
Top News – Masat e policisë. Protesta e opozitës, bllokohet Bulevardi i madh
22/03 10:44
Top News – Çmimi i naftës, Rama: Nuk do të tolerojmë abuzuesit në treg
22/03 10:31
Top News – ‘Ekonomia, rritje e qëndrueshme’, Rama: Në 2030 PBB rritet me 32 për qind
22/03 10:31
Top News – Kompensimet e ushtarakëve, Rama: 12 për qind më shumë fonde për mbrojtjen
22/03 10:30
Top News – Raporti i Freedom house, Rama: Shqipëria, vendi më i lirë në rajon
22/03 10:30
Top News – Rama flet për rritjen ekonomike dhe rritjen e çmimit të naftës
22/03 10:25
Top Channel/ “Ndërhyrje e përkohshme në akcizën e naftës”, Rama: Nuk janë evidentuar raste abuzimi
22/03 10:07
Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
DIGITALB DIGITALB