Kryeministri grek po përjeton ditët më të vështira të qëndrimit të deritanishëm në post. krizat nuk kanë munguar që pas zgjedhjeve të 2019, por kjo e tanishmja ka të bëjë me një skandal përgjimesh dhe mund të kthehet në krizë serioze për Qiriakos Mitsotaqisin. Afera u zbulua nga gazetarët investigativë grekë.