Ky është ligji për përdorimin e gjuhëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, që thekson qartë se gjuha shqipe është zyrtare në shtetin fqinj, e për rrjedhojë, çdo qytetar ka të drejtën ta përdorë atë. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ua ka mohuar këtë të drejtë qytetarëve shqiptarë, që përbëjnë 20% të popullsisë së vendit. Pa asnjë dokument dhe sqarim, ministria iu ka ndaluar studentëve shqiptarë në vendin fqinj që të përdorin gjuhën shqipe në provimin i jurisprudencës, provim shtetëror që duhet për të qenë gjyqtar, prokuror ose avokat.