Top Channel/ Skandal në Argjentinë!Anulohet gjyqi për vdekjen e Maradonës, gjyqtarja jep dorëheqjen
29/05/2025 21:37

Gjyqi i shumëpritur për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona është anuluar zyrtarisht nga Gjykata e Tretë Penale, pas një skandali që ka tronditur sistemin gjyqësor argjentinas. Gjyqi, për vrasje me dashje të mundshme, ndaj shtatë anëtarëve të ekipit mjekësor që kishin për detyrë kujdesin e Maradonës pas operacionit të tij në tru, u pezullua fillimisht pasi një prej gjyqtareve, Julieta Makintach, u shfaq në mënyrë të papritur në një dokumentar televiziv për rastin. Në pamjet e mini-serialit, të quajtur tashmë nga mediat “Gjyqtarja e Zotit”, Makintach shihej duke përgatitur dokumente në një tavolinë gjyqi, ndërsa transmetoheshin pamje nga momentet kritike të vdekjes së Maradonës, përfshirë edhe një telefonatë emergjente që kërkonte një ambulancë. Këto pamje tronditëse, të dyshuara se janë filmuar brenda sallës së gjyqit pa leje, përbëjnë shkelje të rënda të procedurës gjyqësore dhe çuan në sekuestrimin e provave nga policia. Si pasojë, Makintach ka dhënë dorëheqjen dhe procesi është shpallur “i pavlefshëm”. Me largimin e saj, trupa gjykuese mbeti vetëm me dy anëtarë. Ishte një prej gjyqtarëve që njoftoi zyrtarisht anulimin e procesit, duke thënë: “Gjithçka po shkonte mirë, përveç një personi që doli jashtë vijave. Kjo çështje duhet të dëgjohet në një gjykatë tjetër.”

Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16
Top Channel/ “Porta e Alpeve” 100 milionë euro, miratohet projekti që lidh Alpet me Adriatikun
10/04 15:13
Top Channel/ “Do të mendojmë në fillim për ju dhe familjet në nevojë’, Rama me pensionistët: Nëse…
10/04 15:05
Top Channel/ Bazë për SHBA në Kuçovë, ministri paralajmëron armë “Made in Albania”
10/04 15:04
Top Channel/ Sezoni i ri turistik, aksion në Velipojë për pastrimin e zonës
10/04 14:51
Top News – Hoxha, bast për integrimin. Ministri i jashtëm: Shqipëria do marrë IBAR
10/04 14:34
Top News- “Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë”, banera me mbishkrime në Vlorë e Himarë
10/04 14:22