Ish-kryeministri, Sali Berisha para takimit me partitë aleate joparlamentare tha se është i hapur për bashkëpunim me grupimin Alibeaj për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se mirëpret cilindo që dëshiron të kandidojë, të propozojë apo të debatojë për zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.