Top Channel/ “S’kam kompleks kur këta çyrykë përpiqen të manipulojnë”, për kë e ka Rama
22/04/2025 19:47

Nga takimi me vajzat dhe gratë socialiste në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama mori meritat e Reformës në Drejtësi, teksa tha “vendit i duhet një drejtësi e çliruar nga politika”. Ai vlerësoi kryeprokurorin Altin Dumani dhe pretendoi se gjatë qeverisjes socialiste dhe pas reformës, “kanë dalë për herë të parë para drejtësisë persona me pushtet”. “Altin Dumani është një prokuror me integritet dhe kurajoz. Meriton të gjithë respektin dhe solidaritetin për të gjitha ato sulmet që i bëjnë. Por, çështja është që Dumani nuk erdhi nga hëna këto 3-4 vite. Ishte në Tiranë dhe prej vitesh punonte prokuror. Si ka mundësi që ne nuk e dinim që ekziston një person me këtë emër. Që ky person i ndershëm në gjitha ato vite në Prokurori nuk ka thirrur një njeri me pushtet ta marrë në pyetje. Si ka mundësi që e gjithë struktura atje e bën këtë gjë sot. Çfarë e ka bërë këtë dallim. Puna ishte se që nga 1912 kur është krijuar shtetit shqiptar, nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një person i pushtetshëm të përgjigjej para prokurorëve të pavarur. Kishte ndodhur të pushkatoheshin pa gjyq”. Rama kujtoi sërish “21 Janari”, kur u vranë në shesh katër protestues dhe retorikën e përdorur nga kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha. “Madje, këtu në këtë vend para 10-12-14 vitesh ka ndodhur që i pari i vendit të bëjë sehir, ka bërë më shumë se sehir në vrasjen e protestuesve para dritares së vetë. Kur prokurori i përgjithshëm, që ishte një grua, ka tentuar t’i çojë fletëthirrje tre drejtuesve të policisë, ai doli dhe tha ajo është një lavire dhe nuk lejoi që drejtësia t’i merrte në pyetje. A e imagjinoni ju këtë sot? Ka ndryshuar diçka thelbësore, ka ndryshuar Shqipëria, ka ndryshuar drejtimi. Prandaj thotë populli vendi po shkon në drejtimin e duhur, kur e pyet ai sondazhisti i Trump”. Një përgjigje e dha edhe për akuzat e opozitës, se “gjysma e qeverisë është në burg”. Prandaj ne morëm vendimin që punët e drejtësisë t’ia linim drejtësisë. Na duhet një drejtësi e çliruar nga politika që të godasë majtas dhe djathtas. Për kë e kisha majtas unë? Për stamodumon? Jo vetëm që unë nuk kam asnjë kompleks kur këta çyryk përpiqen të manipulojnë popullin që gjysma e qeverisë është në burg, edhe sikur të ishte gjysma do ishte arsye për t’u ndier i turpëruar apo për t’u ndjerë kryelartë para jush, para pop kur thosha më jepni timonin që të lejoj të tjerët të bëjnë drejtësi!

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44