Ka dështuar edhe në përpjekjen e dhjetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi, Avni Dehari e nisi seancën me propozimin e njëjtë si herën e shkuar, votimin e fshehtë, për çka kërkoi nga partitë që deri tani kanë qenë në opozitë të propozojnë anëtarët e komisionit.