Numri i ulët i nxënësve në shkollat në zonat rurale, ka detyruar ministrinë e arsimit që të propozojë hapjen e shkollave të bashkuara. Në projekligjin që është hedhur për konsultim publik, thuhet se Shkolla e Bashkuar do të përfshijë ciklin e arsimit të mesëm të lartë dhe ciklin e arsimit bazë. Kjo për ekspertët e arsimit është një pranim i shpopullimit që po ndodh me vendin tonë.