Ka përfunduar në Bruksel takimi mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb Petar Petkoviç të cilët në ndërmjetësimin e BE-së diskutuan për çështjen e heqjes së dinarit serb. Bislimi tha se mendon se duhet edhe një tjetër takim për çështjen e dinarit dhe se ende nuk është gjetur një pikë e afërt me Serbinë në propozimet e bëra për zgjidhjen e ngërçit në përparimin e dialogut.