Inspektoriatet do të reduktohet dhe do të shkëputen nga ministritë, për të dalë në formë autonome. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot për ndryshimet, ku synohet një bashkim i një sërë funksionesh që sot janë të ndara në një grup inspektoratesh, një shkëputje e inspektorateve nga ministritë, për të dalë si një forcë e re dhe autonome.