Kosova do të vazhdojë të mbetet në darën e motit të keq me reshje shiu e dëbore, edhe për disa ditë të tjerë. Instituti Hidrometereologjik i vendit parashikon se reshjet do të përshijnë të gjithë territorin, cka tregon se rreziku i përmbytjeve e rreshqitjeve të dheut ende nuk mund të konsiderohet i kapërcyer tërësisht, edhe pse ka një pritshmëri për dobësimin e intensitetit të shirave.