Top Channel/ Ska dru për dimrin, çifti i pensionistëve në Maliq nuk siguron dot drutë për ngrohje
17/09/2022 12:26

Për Viktor dhe Naze Kapxhillarin stina e ftohtë do të nisë ndryshe këtë vit pasi për t’u ngrohur do të përdorin mbetjet e disa rrënjëve kumbulle të cilat i morën nga fqinja e tyre që pastroi një sipërfaqe pranë shtëpisë dhe një sasi të vogël drush që ka tepruar nga dimri i shkuar. Çifti i pensionistëve që jetojnë në një apartament me qera në Maliq ende nuk e kanë siguruar ngrohjen edhe pse prej qershorit janë përpjekur te blenë drutë e dimrit. Ata jetojnë me të ardhurat e pensionit të cilat i ndajnë për qiranë, faturat, medikamentet dhe ushqimet ndërsa gjatë gjithë vitit përpiqen të kursejnë diçka për të blerë edhe drutë e zjarrit. Por këtë vit ata nuk kanë gjetur dru për ngrohje në treg ndaj Nazja është përpjekur të gjejë edhe alternativa të tjera si batanijet me ngrohje por as të tilla s’ka mundur të sigurojë. Nga 63 mijë banorë të bashkisë Maliq deri tani është siguruar ngrohja vetëm për gati 25 % të tyre ndërsa mungesa në treg vjen për shkak se në këtë bashki nuk ka sipërfaqe pyjore të miratuar për shfrytëzim dhe as pikë shitje Bashkia e Maliqit i është drejtuar me shkresa bashkive të tjera për të furnizuar me dru zjarri banorët por ende nuk ka një përgjigje konkrete për zgjidhjen e kësaj situate nga e cila mijëra familje rrezikojnë të mbeten pa ngrohje.

Top News – Vigjilja e Pashkës Katolike. Imzot Dodaj: Shqipëria ka nevojë për ndershmëri
04/04 13:29
Top Channel/ Thirrje për paqe në Pashkë, Arqipeshkvi i Shkodrës: Paqja nis nga familja dhe shoqëria
04/04 13:25
Top Channel/ ‘Të bëhemi ndërtues të paqes’/ Arqipeshkvi Giovani Peragine mesazh për Pashkën
04/04 13:23
Top News- Vigjilia e Pashkës Katolike, arqipeshkvi Giovani Peragine mesash për besimtarët
04/04 13:23
Top News- AKU bllokon 4 ton produkte bimore/ Gjobitet subjekti tregtar, u kap në shkelje
04/04 12:54
Top News- “Audi SQ8” dhe “BMW” me vlerë 120 000 euro, kapen në Tiranë, ishin vjedhur
04/04 12:49
Top Channel/ E rrahën pas sherrit online! Vlorë, 63-vjeçari shkoi për sqarim
04/04 12:40
Top Channel/ Ligji për kujdesin alternativ, Ministrja Sala: Fëmijët pa prindër do rriten në familje
04/04 12:26
Top Channel/ Mesazh politik në urimin e Pashkëve, Arjan Dodaj: Ndërgjegje reaguese ndaj korrupsionit
04/04 12:20
Top Channel/ Vidhnin makina jashtë shtetit dhe i trafikonin në Shqipëri, nën hetim 2 persona
04/04 10:40
Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03