Përpjekja e liderëve të Bashkimit Europian për të arritur një marrëveshje për emrat e rinj të krerëve të institucioneve të BE-së, Komisionit Europian, Këshillit Europian, dhe emrin e ri në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, dështoi. Takimi në Bruksel përfundoi pa ujdi se kush duhet të marrë postet kryesore të bllokut evropian për pesë vitet e ardhshme.