Dhuna mes adoleshentëve mund të marrë kthesa të papritura e pasoja të rënda, e nxitur nga një ngjarje edhe fare banale. “Sjelljet e dhunshme janë bërë fatkeqësisht modele të suksesshme, mbase jo të gjitha, por një pjesë e madhe e tyre, po. Një nga faktorët që i çon adoleshentët drejt akteve të dhunës është mungesa e një familjeje funksionale, mungesa e prindërve. Dhe këtu nuk e kam fjalën tek mungesa e prindërve në kuptimin e parë që na vjen në mendje, por tek mungesa e kohës fizike, që prindërit shpenzojnë për të qëndruar pranë fëmijëve të tyre, për t’i edukuar.