Ish-presidenti, Bamir Topi ishte pjesë e tryezës së organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë. Në tryezën e dialogut, me temë “Harku Opozitar Euro-Atlantik”, Topi tha se nuk është pjesë e asnjë partie politike, por është dëshmitar se si u rrënuan themelet e shtetit pas një marrëveshjeje të merrët në vitin 2008.