Një figurë e rëndësishme e luftës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për të drejtat e tyre, dhe sot një kryeministër me detyrën t`i trajtojë njësoj të gjithë shtetasit e tij; Talat Xhaferri gjendet përpara një sprove jo të lehtë, por të cilën e merr përsipër pas një periudhe të gjatë në skenën politike të vendit fqinj, që skaliti imazhin e tij të një politikani gjakftohtë e të vendosur.