Radhë të gjata makinash. Kjo është pamja që ofrohet këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës. Pasditja e së premtes shënon fillimin e fundjavës dhe sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shumë banorë të kryeqytetit, veriut të vendit dhe nga Kosova kanë zgjedhur të pushojnë në plazhet e Adriatikut e Jonit.