Qendra e numërimit të votave në Laç po përballet me situata të tensionuara, ku për pasojë policia dhe RENEA ka blinduar ambientet e jashtme. Ata po qëndrojnë në gatishmëri me urdhër të kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të shmangur incidentet. Gjithashtu Celibashi ka dërguar inspektorë të KQZ-së për të ndjekur nga afër procesin e numërimit.